Në industrinë e hotelerisë, paratë në dorë pranohen në çdo pikë të transaksionit: recepsion, lokal, restorant dhe në sallën e banketeve. Për këtë shkak është e rëndësishme që të ekzistojë një proces që thjeshton operacionet dhe e ben sistemin sa më efikas që është e mundur.Automatizimi i procesit tuaj të parave do ti japë kthim të lartë investimit tuaj, dhe ka mënyra të ndryshme për ta bërë këtë, në varësi të nevojave të hotelit tuaj. Ja se si të automatizoni procesin e parave në hotelit tuaj.
Identifikoni Dobësitë në sistemin e menaxhimit të parave që tashmë e keni të integruar
Hapi i parë për të automatizuar procesin tuaj të parave është të analizoni sistemin tuaj të tanishëm dhe të përcaktoni cilat pika të dobësisë mund të përmirësohen. Përmes analizës suaj, mund të zbuloni se problemet tuaja fillojnë në një pikë të transaksionit ose mund të zbuloni se të gjitha mospërputhjet tuaja ndodhin gjatë llogaritjeve në fund të ditës, ose ndoshta ju po humbni më shumë para sesa pritej përmes humbjeve të falsifikuara. Pasi të dini saktësisht se cilat pjesë të procesit tuaj të parave duhet të azhurnohen dhe automatizohen, lehtë mund të bini në perfundim se cila zgjidhje e menaxhimit të parave do të funksionojnë për nevojat e hotelit tuaj.
1. Zgjidhje automatike që do të ju kursejnë kohë
Një nga detyrat administrative që kërkon më shumë kohë eshte rinumërimi i fitimeve te ditës. Me anen e makinave per logartijen e monedhave ju i lejoni pajisjes të llogarisin për ju. Ju thjesht vendosni monedhat tuaja në makinë dhe me një shtypje të një butoni, pajisja do të rendisë monedhën dhe kalkuloj shumen totale . Për më tepër, këto makina kanë një normë saktësie 99,995%, kështu që ju e dini që shumat tuaja gjithmonë do të jenë të sakta ne krahasim me llogaritjet manuale te cilat jane te prirura per gabime. Ju madje mund të investoni në kapëset e monedhave për të mbajtur këto grupe parash së bashku për ruajtjen dhe depozitimin e lehtë. Punonjësit tuaj do të kursejnë kohë, gjë që do të ulë kostot e punës tuaj.
2. Zgjidhje automatike që do të ju kursejnë para
Makinat e monedhave sigurojnë që çdo qindarkë që kaloni brenda kesaj makine të raportohet. Për më tepër, shumat e llogaritura automatikisht ju lejojnë të eliminoni mospërputhjet. Punetoret tuaj do ti zvogelojne gabimet nga llogaritjet manuale dhe do të mendojnë dy herë për keqperdorime te tjera nga ju. Ju do të lajmeroheni nëse ndonjë gjë është gabuar, dhe do ta dini saktësisht se kur ka ndodhur.Gabimet në trajtimin e parave janë absolutisht të shmangshme, dhe automatizimi i proceseve është mënyra më e mirë për të siguruar saktësi dhe efikasitet.
3. Zgjidhje automatike që do të mbrojnë industrinë e hoteleve
Detektorët e kartmonedhat të falsifikuara janë avancuar me teknologji të përparuar për të njoftuar shpejt dhe me lehtësi punonjësit tuaj për kartmonedhat e dyshimta. Keto pajisje garantojne që çdo kartmonedhe që pranohet në hotelin tuaj është autentike.
Le të rritet dhe zhvillohet veprimtaria juaj!
Zgjidhjet e automatizuara te menaxhimit të parave në treg janë krijuar për të zvogëluar rrezikun tuaj financiar dhe për të rritur produktivitetin dhe përfitimin e biznesit tuaj. Ky automatizim i sistemeve në industrinë e hotelerisë mund t’ju ndihmojë të siguroni që proceset e juaja të funksionojë sa më komfort rregullave dhe do të ju mbrojne nga humbjet e kushtueshme.