Si ta menaxhojmë rrugën për të dalë nga një krizë ?

Përpjekja për frenimin e COVID-19, në të gjithë botën ka pasur ndikime të mëdha si në ekonominë botërore ashtu edhe në komunitetet lokale. Jeta jonë është ndryshuar ndjeshëm dhe ekonomia është ndikuar rëndë. Siç pasqyrohet edhe ne Dow Jones Industrial Average, ekonomia është në rënie gati 30% dhe humbjet e vendeve të punës janë përshpejtuar gjatë dy muajve të fundit me papunësinë reale tani me mbi 20%, nivele që nuk janë parë që nga koha e Depresionit te Madh.

Nuk ka dyshim se korona virusi kualifikohet si një krizë dhe se ka dhe do të shkaktojë shumë vështirësi për njerëzit. Por një krizë krijon gjithashtu mundësi për udhëheqësit.

Udhëheqësit vs menaxherët

Menaxherët dhe udhëheqësit zbatojnë qasje të ndryshme në ndjekjen e rezultateve të ndryshme. Menaxherët sigurohen qe njerëzit të ndjekin rregullat dhe procedurat dhe bëjnë përpjekje për të zvogëluar rrezikun dhe për të dhënë rezultate të parashikueshme. Menaxherët e shohin ndryshueshmërinë si një kërcënim, i cili duhet zvogëluar sa më shumë që të jetë e mundur. Prandaj një krizë krijon ndryshim që shpesh mbingarkon shumicën e sistemeve të menaxhimit.

Nga ana tjetër, udhëheqësit nxisin të tjerët të ndërmarrin rreziqe dhe të sfidojnë status quo-në në një përpjekje për të arritur diçka të re dhe më të mirë. Udhëheqësit e shohin ndryshueshmërinë si një mundësi për të arritur rezultate që të tjerët mendojnë se janë të pamundura. Një krizë është një mundësi për udhëheqësit dhe ajo e zhvendos qëndrimin e organizatës në tre mënyra të rëndësishme.

1. Një dëshirë e rritur për rrezik

Gjatë kohërave normale, vendimet e biznesit bazohen në një lloj analize të rrezikut / shpërblimit. A është fitimi i mundshëm, i mjaftueshëm për të tejkaluar rrezikun e dështimit? Në praktikë, frika e dështimit pothuajse gjithmonë anulon argumentin për ndryshim. Si rezultat, shumica e organizatave janë natyrshëm jo te pirur për ndryshime.

Por në një krizë, dinamika zhvendoset në mënyrë dramatike. Kur gjithçka ndalet së punuari siç pritet, ndryshimi nuk bëhet diçka për tu pasur frikë, por më tepër një strategji për t’i bërë gjërat më mirë. Kur një organizatë e kupton që nuk ka pothuajse asnjë të keqe për të shfrytëzuar një shans, atëherë gjithçka fillon të bëhet e mundur dhe rreziku i vërtetë bëhet fakti se jemi duke mos bërë asgjë.

Një krizë krijon një mundësi për udhëheqësit që të bindin të tjerët se është në interesin e tyre më të mirë të përqafojnë ndryshimet dhe të rrezikojnë.

2. Një fokus i ri në atë që ka vërtet rëndësi

Ne kohe te vështira, përparësia e vetme bëhet mbijetesa. Ju nuk keni zgjidhje tjetër përveç se të drejtoni të gjithë vëmendjen tuaj tek problemi që ka vërtet rëndësi. Ky fokus është një mjet jashtëzakonisht i fuqishëm që mund t’u japë njerëzve të zakonshëm aftësinë për të bërë gjëra të jashtëzakonshme – veçanërisht kur punët e njerëzve janë në rrezik.

Një krizë u mundëson udhëheqësve që të përqendrojnë të gjithë në atë që ka vërtet rëndësi dhe të eliminojnë shpërqendrimet që mund të pengojnë ne arritjen e qëllimit primar.

3. Një rivlerësim i objektivave

Sipas firmës konsulentë McKinsey, 84 përqind e drejtuesve janë dakord se inovacioni është kritik për biznesin e tyre, por vetëm 6 përqind janë të kënaqur me performancën e tyre. Duket se sa më shumë njerëz përpiqen të zbatojnë procese për të qenë më inovativ, aq më pak ata e bëjnë atë në të vërtetë. Problemi nuk është procesi, por njerëzit që e ndjekin atë – dhe më konkretisht, mendësia e tyre. Nëse kemi mësuar ndonjë gjë nga historia, kemi mësuar se një krizë ka provuar gjithmonë se është një kohë e shkëlqyer për inovacione. Gjatë kohërave të vështira, nevojat e njerëzve zhvendosen, gjë që hap të gjitha llojet e mundësive të reja për inovatorët.

  • Inovacioni nuk ka pse të drejtohet nga teknologjia. Mund të shfaqet në shumë mënyra të ndryshme.
  • Një risi mund të jetë një ide e vjetër që është ri-zbatuar në një mënyrë të re.
  • Injoranca sjell më shumë sukses.
  • Vendosmëria është një mendim kryesor për inovatorët.

Kur një organizatë përballet me një krizë, njerëzit brenda saj janë të detyruar të rivlerësojnë sesi mendojnë për punën e tyre. Kjo hap derën për zhvendosjen e të gjithë synimeve të organizatës. Nëse jeni të kënaqur me mënyrën se si janë gjërat, kurrë nuk do t’i motivoni të tjerët të kapërcejnë një krizë – sepse inovacioni kërkon një mendim për të ndjekur të pamundurën dhe ky mendim fillon me udhëheqësin.

Një krizë i detyron udhëheqësit të rivlerësojnë synimet e tyre dhe të krijojnë një mjedis ku suksesi është e vetmja mundësi.

Perspektiva është një zgjedhje

Ju keni një zgjedhje se si e shihni këtë krizë. Ky moment do të na detyrojë të shohim çdo gjë që kemi dashur të bëjmë dhe të na detyrojë ta bëjmë atë. Në fakt, mundësitë qëndrojnë në perspektivën tuaj. Një krizë është koha e përsosur që njerëzit të ndërmarrin më shumë rreziqe, të përqendrohen në atë që ka vërtet rëndësi dhe të përqafojnë mundësinë për të udhëhequr.

Burimi: Chuck Swoboda – How a Crisis can Unleash the Innovator’s Spirit.

By | 2020-09-05T14:09:01+00:00 5 Shtator, 2020|Uncategorized|