Punonjësit tuaj po shesin produkte dhe pranojnë pa ndalesë para. Konsumatorët janë duke pritur në radhë për të paguar. Ndoshta ata janë duke u irrituar pak nga pritja. Punonjësit tuaj po bëjnë maksimumin që munden për të shpejtuar linjën. Shanset janë,se ata nuk po kontrollojnë çdo kartemonedhe për të zbuluar para të falsifikuara. Edhe nëse ata e dinë cilat karakteristika të sigurisë për të kërkuar neper kartemonedha, ata thjesht nuk kanë kohë.
Nese punonjësit tuaj po kontrollojnë me dorë çdo kartemonedh për të zbuluar para të falsifikuara, ata po shpenzojnë më pak kohë duke siguruar që klientët tuaj janë të kenaqur. Për më tepër, ky sistem i vjeter i zbulimit të falsifikimeve është i prirur për gabime. Shumë kartemonedha të falsifikuara prap mund të kalojnë pa u vrejtur, duke çuar në humbje të fitimit që mund të shmanget shume lehtësisht.
Megjithëse ekzistojne disa karakteristika në monedhë për t’ju ndihmuar të zbuloni kartemoedhta e falsifikuara , disa nga këto karakteristika janë të pazbulueshme pa teknologji.Pra, si e mbroni biznesin tuaj nga falsifikimi? Eshtë thjesht — kurseni vetes para me implementimin e njërës prej këtyre tre zgjidhjeve.
Automatizoni sistemin tuaj të menaxhimit të parave
A jeni akoma duke përdorur një kalkulator për të procesua shumen totale ? Nëse iu përgjigjët po pyetjes, ndoshta do të duhet të azhurnoni sistemin tuaj të menaxhimit të parave. Sistemet e reja të automatizuara të administrimit të parave të gatshme si ricikluesit e monedhave tani përfshijnë autentifikues për të bërë më të lehtë zbulimin e parave të falsifikuara. Këto sisteme zbulojnë dhe hedhin poshtë parate e falsifikuara, duke e bërë procesin e identifikimit të shpejtë dhe të lehtë.
Këto sisteme të automatizuara eliminojnë rrezikun dhe supozimet nga kontrolli manual për parate e falsifikuara.Ky Sistem eshte i shpejtë, i besueshëm dhe i saktë dhe ju siguron që të mos pranoni kurrë para të falsifikuara, ne kete menyre punonjësit tuaj do të ndjehen me të sigurt.